06:27 | 25/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Prokuroria nis verifikimin për tenderat e Edmond Begos, kërkon informacion edhe për të afërmit e tij

16:22 | 27/08/2018
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Prokuroria nis verifikimin për tenderat e Edmond Begos, kërkon informacion edhe për të afërmit e tij

Prokuroria e Krimeve të Rënda nuk ka vonuar të dërgojë shkresat e para në kuadër të verifikimit të pasurisë ndaj biznesmenit Edmond Bego, i dënuar më parë në Itali për trafik narkotikësh dhe organizatë kriminale.

Burime pranë këtij organi janë shprehur se gjatë ditës së hënë, janë firmosur shkresat që do t’i dërgohen bankave të nivelit të dytë, zyrës së gjendjes civile, Agjensisë së Prokurimeve Publike si dhe disa bashkive dhe njësive administrative në vend.

Më konkretisht, shkresa drejtuar zyrës së gjendjes civile kërkon informacion mbi të afërmit e rrethit familjar të Begos. Shkresa drejtuar bankave kërkon informacion mbi llogaritë në emër të Begos, firmës që ai ka hapur dhe të afërmve të tij si dhe transkasionet e ndryshme që mund të jenë kryer. Ndërsa në Agjensinë e Prokurimeve Publike, përveç informacionit, prokuroria pritet të sekuestrojë edhe dokumentacione të ndryshme që kanë të bëjnë me procedurat e ndjekura për tenderat që Bego ka fituar nga fondet publike.

E njëjta skemë pritet të aplikohet edhe për disa bashki në vend, si ajo e Tiranës, Elbasanit dhe Librazhdit, ku dyshohet që Bego mund të ketë fituar tendera nga fondet publike.

Sipas ligjit shqiptar, një person i dënuar penalisht për krime në kuadër të organizatës kriminale nuk mund të përfitojë para’ nga fondet publike. Emri i biznesmenit u rikthye në qendër të mediave dhe politikës shqiptare javën e shkuar, pasi policia greke e ndaloi në Igumenicë në bazë të një urdhër-kërkimi ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet italiane, të cilat e kishin dënuar Begon në vitin 2008 me 21 vite burg për trafik narkotikësh dhe organizatë kriminale.

Partia Demokratike, në disa deklarata për shtyp, akuzoi kreun parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Ballën se kishte lidhje me biznesmenin e dënuar për trafik droge dhe se e kishte mbrojtur politikisht atë. Madje, PD-ja kërkoi nisjen e hetimeve nga prokuroria, pasi Edmond Bego kishte përfituar fonde publike nëpërmjet trenderave edhe pse rezultonte i dënuar penalisht për trafik droge.

Për dënimin e marrë në Itali, me 21 vite burg, Gjykata e Lartë shqiptare ia konvertoi Begos në 4 vjet e 4 muaj, nga të cilat ai kreu në Shqipëri vetëm 1 vit e 11 muaj burgim, duke shlyer në këtë mënyrë dënimin e dhënë nga autoritetet italiane./TopChannel.

 

Pas

Kocijançiq flet për mundësinë e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës e Serbisë

Para

Përplasen dy makina në Prrenjas, plagosen 7 persona, mes tyre gra edhe fëmijë

Para
Përplasen dy makina në Prrenjas, plagosen 7 persona, mes tyre gra edhe fëmijë

Përplasen dy makina në Prrenjas, plagosen 7 persona, mes tyre gra edhe fëmijë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Tërmet me magnitudë 3.4 godet Fushë-Krujën, ndjehet edhe në Tiranë

Aksident në aksin Fier–Cakran, përplasen dy automjete/ tre të lënduar

25 vite Avokati i Popullit/ Spiropali: Kuvendi i angazhuar për të mos lënë asnjë raport në harresë

25-vjetori i Avokatit të Popullit, Ballanca: Mbrojtja e të drejtave është përgjegjësi e përbashkët

Kancelari gjerman: Gjermania do të paguajë pjesën e saj për mbrojtjen e Evropës

Izraeli heq kufizimet dhe rikthen aktivitetin e plotë në gjithë vendin

Pezeshkian: Të drejtat legjitime të Iranit nuk do të kompromentohen, dialog i hapur

Të paktën 40 viktima në Gaza pas arritjes së armëpushimit Iran-Izrael, njoftojnë mjekët

Fluturimet ndërkombëtare rikthehen pjesërisht në hapësirën ajrore të Iranit

Presidenti i Iranit: Jemi të gatshëm për negociata, por jo për kushte të imponuara

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.