Është identifikuar autori i vrasjes së ndodhur pasditën e sotme në Shkodër, ku 54 vjeçari Prendush Fushaj u ther me thikë nga fqinji i tij. Siç raportojnë burime për Faxnews autori quhet Fred Pëllumbi, i cili njihej si person problematik në zonë dhe me precedentë penalë.
Ai mbetet ende në kërkim ndërkaq policia ka ngritur postoblloqe në zonë për të bërë të mundur kapjen e tij.