Deputetja e PD-së, Oriola Pampuri përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se dikush ka tentuar t’i hapë një adresë fallso në emër të saj. Pampuri paralajmëron të gjithë ndjekësit e saj në Instagram, që të mos pranojnë asnjë ftesë në emrin e saj në Instagram.
“Nëse merrni ftesë nga një faqe Instagrami me emrin tim, ajo nuk është e imja.
Unë nuk kam faqe instagrami. Ju përshëndes miqtë e mi”, shkruan Pampuri.
(J.D/Faxweb.al)