22:18 | 11/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Reforma në drejtësi/ Kjo është thirrja e fundit e Ambasadës Amerikane për gjyqtarët

20:22 | 28/08/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Reforma në drejtësi/ Kjo është thirrja e fundit e Ambasadës Amerikane për gjyqtarët

Ambasada Amerikane thotë se Shqipëria është në prag të krijimit të një sistemi drejtësie që i shërben qytetarëve dhe në këtë kuadër u ka bërë thirrje gjyqtarëve të aplikojnë për në Këshillin e Lartë Gjyqësor.

“Shqipëria është në prag të krijimit të një sistemi drejtësie që vërtet i shërben interesave të qytetarëve të saj. Iu bëjmë thirrje gjykatësve të ndershëm, patriotë dhe me integritet nga gjykatat e apelit që të bëjnë përpara dhe t’i shërbejnë vendit të tyre në Këshillin e Lartë Gjyqësor”, shkruan ambasada e SHBA.

Ngritja e organeve të reja të drejtësisë ka hasur vështirësi të mëdha. Gjyqtarët nuk kanë aplikuar për tu bërë pjesë e Këshillit të Lartë të Gjyqësorit.

Kur kanë kaluar afërsisht 4 javë nga thirrja e Gjykatës së Lartë që çeli garën për në KLGJ, askush nga gjyqtarët nuk ka shprehur interes për të konkurruar, duke ditur që  do t’i nënshtrohen procesit të rivlerësimit.

Thirrja e Gjykatës së Lartë erdhi pas shkarkimit të Gjyqtarit të Apelit të Durrësit, Besim Trezhnjeva, i cili nuk kaloi filtrat e Vettingut për shkak të burimeve të pajustifikuara të pasurisë. Besim Trezhnjeva ishte i vetmi kandidat për të qenë pjesë e KLGJ.

Këshilli i Lartë Gjyqësor do ketë 11 anëtarë dhe përveç kontrollit në gjyqësor ka kompetenca edhe të vulosë vazhdimin në detyrë edhe të gjyqtarëve të Krimeve të Rënda që do kalojnë vettingun dhe që më pas do jenë gjyqtarët kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, që është gjykata e re që shpresohet të gjykojë zyrtarët e lartë të korruptuar dhe anëtarët e krimit të organizuar.

(B.H/Faxweb)

 

 

Etiketa: ambasada amerikane
Pas

Trump akuza të rënda ndaj Google për figurën e tij: Tregojnë vetëm shkrime negative për mua

Para

Moti del jashtë parashikimeve, ja çfarë pritet në shtator

Para
Moti del jashtë parashikimeve, ja çfarë pritet në shtator

Moti del jashtë parashikimeve, ja çfarë pritet në shtator

Discussion about this post

 



Të Fundit

120 të vdekur dhe 161 të zhdukur, Trump viziton Teksasin pas përmbytjeve

Theth/ Vijon aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje, shembet ndërtesa 2 katëshe

Ukraina: Goditëm me dronë fabrika avionësh dhe raketash në Rusi

Mourinho e futi në ndeshjen e Champions te Reali, mesfushori spanjoll kalon te Flamurtari në Vlorë

Kosovë, dështimet sjellin tension/ Nuk konstituohet kuvendi as në seancën e 45-të, polemika mes opozitës dhe LVV

Vendimi për rikonstruksionin e hidrovorit të Vlorës, Dredha: Do të minimizojë rrezikun e përmbytjeve

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov mbërrin në Korenë e Veriut për vizitë zyrtare

SPAK godet grupin kriminal që trafikonte drogë nga Amerika Latine në BE, 7 të arrestuar dhe 6 në kërkim

Ndryshime në Policinë e Shtetit – Emërime të reja në disa komisariate

Përplasje në Theth, zyrtari i IKMT: Askush nuk mund të godasë punonjësit e shtetit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.