Banorët e Rrajcës janë ngritur në proteste para bashkisë së Prrenjasit ditën e sotme me pretendimin se janë marrë rreth 700 hektarë tokë nga firma Agro-Map gjermane në fshatin Rryen.
Agro Map është e regjistruar pranë QKB-së si një firmë e specializuar në prodhimin dhe tregtimin e farave ose fidanëve dhe kryesisht bimëve mjekësore-aromatike.
Banorët janë paraqitur pranë Bashkisë me disa kërkesa konkrete, prej të cilave është edhe vendosja para ligjit e personave përgjegjës.
Kërkesat e banorëve drejtuar Bashkisë së Prrenjasit
1-Të bllokohet firma Agro-Map që po grabit dhe shkatërron pronat tona kadestrale në Lëndinën e Rryenit dhe ti vendoset me detyrim që ta kthejë lëndinën në gjendjen e mëparshme.
2-Të ndalohet shkatërrimi i mjedisit dhe të bimëve medicionale që kanë qenë një ndihmesë e madhe për të gjitha familjet rrajcare.
3-Të hiqet ligji 7501 që në Rrajcë po përdoret nga pushtetarë vetëm për të grabitur pronat.
4-Të hapet kadestra për fshatrat tanë të Rrajcës pasi ajo do t’i japë fund grabitjes së pronave tona kadastrale
5-Të vihen para ligjit të gjithë personat përgjegjësitë e tjetërsimit dhe grabitjes së pronave tona kadastrale
6-Të arrihet marrëveshje me qeverinë Maqedonase lidhur me pronat tona kadestarle përtej kufirit
7-të ndalohet shkatërrimi i kullotave të blektorisë dhe i objekteve në pronat tona kadastrale në Lëndinën e Rryenit.
(J.D/Faxweb.al)