11:48 | 23/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Korrigjimi i kufijve, Thaçi ia kalon vendimin qytetarëve: Duhet ta bëjnë zgjedhjen nëpërmjet referendumit

15:01 | 29/08/2018
në Aktualitet, Kosova, Te Gjitha
0
Korrigjimi i kufijve, Thaçi ia kalon vendimin qytetarëve: Duhet ta bëjnë zgjedhjen nëpërmjet referendumit

Presidenti Hashim Thaçi ka reaguar përmes një postimi në facebook ku ka kërkuar zgjidhjen e marrëveshjes me Serbinë, përmes referendumit.

“Qytetarët tanë duhet të bëjnë zgjedhjen e tyre nëpërmjet referendumit. Ata duhet të zgjedhin se a janë për marrëveshje paqësore me Serbinë, e cila Kosovës i siguron anëtarësim në BE, NATO dhe OKB, apo duan të jetojnë në hasmëri me shtetet fqinje dhe të izoluar”, shkruan ai ndër të tjera.

Postimi i plotë

Që nga shpallja e pavarësisë dhe deri më sot, Kosova asnjëherë nuk ka pasur vëmendje më të madhe ndërkombëtare. Duke filluar nga SHBA-ja, Gjermania, Franca, Italia, Anglia dhe pothuajse të gjitha shtetet anëtare të BE-së, janë të përfshira në përpjekjet për arritjen e marrëveshjes paqësore ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Kjo marrëveshje eventuale, e cila është shumë e vështirë të arrihet, qëllim kryesor ka njohjen e Kosovës nga Serbia dhe anëtarësimin tonë në BE, NATO dhe OKB.

Pra, përderisa në njërën anë kemi të gjithë aleatët e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës në mbështetje të fuqishme për arritjen e marrëveshjes paqësore me Serbinë, fatkeqësisht në Kosovë, në anën tjetër kemi një opozitë të ndihmuar nga disa zëra të vetmuar të shoqërisë civile që e konsiderojnë këtë mbështetje si qëllimkeqe për Kosovën.

Nuk ka fatkeqësi më të madhe për shtetin dhe qytetarët e Kosovës kur disa parti opozitare apo individë e vendosin në pikëpyetje përkrahjen e SHBA-së dhe aleatëve tanë kryesorë. Kjo situatë është për keqardhje.

Sovraniteti shtetëror dhe integriteti territorial i Republikës së Kosovës është i garantuar nga Kushtetuta jonë dhe jo nga deklaratat emocionale të atyre që as nuk e kanë idenë sesi është fituar liria dhe pavarësia e jonë.

Kjo propagandë e paskrupullt e partive opozitare kundër aleatëve tanë ndërkombëtarë, e mbështjellë me panikun për gjoja cenimin e sovranitetit shtetëror, është e rrezikshme dhe e turpshme.

Kurrë asnjë e keqe nuk i vjen Kosovës nga mbështetja e aleatëve tanë perëndimorë. E vetmja e keqe që mund t’i vijë vendit tonë është vetëm nga ata që nuk duan marrëveshje paqësore me Serbinë, që nuk duan anëtarësim të Kosovës në BE, NATO dhe OKB.

Qytetarët tanë duhet të bëjnë zgjedhjen e tyre nëpërmjet referendumit. Ata duhet të zgjedhin se a janë për marrëveshje paqësore me Serbinë, e cila Kosovës i siguron anëtarësim në BE, NATO dhe OKB, apo duan të jetojnë në hasmëri me shtetet fqinje dhe të izoluar.

Unë e di që ata do të zgjedhin opsionin e parë, prandaj edhe po punoj në koordinim të ngushtë me aleatët tanë ndërkombëtarë, që paqja me fqinjë dhe integrimi të jenë zgjedhja e duhur. HTH

 

Pas

At Nikolla Marku në gjendje të rënduar shëndetësore, apelon për ndihmë (Video)

Para

“E shkreta Geraldinë, fati i saj nuk ishte për t’u patur zili”, rrëfimi i rrallë për mbretëreshën

Para
“E shkreta Geraldinë, fati i saj nuk ishte për t’u patur zili”, rrëfimi i rrallë për mbretëreshën

“E shkreta Geraldinë, fati i saj nuk ishte për t’u patur zili”, rrëfimi i rrallë për mbretëreshën

Discussion about this post

 



Të Fundit

Fotot para dhe pas, Rama publikon pamjet nga aksioni për lirimin e hapësirave

EMRI/ Vodhën mbi 400 mijë euro nga subjekti ku ishin të punësuar, arrestohet 37 –vjeçari, shpallet në kërkim financierja

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi shpërndan mandatet për qarkun Tiranë

SPAK zgjat afatin për hetimet ndaj Erion Veliajt, kryebashkiaku nuk do të jetë i pranishëm gjatë komunikimit të akuzave

Britania vendos sanksione ndaj bandave të trafikut të paligjshëm të emigrantëve, mes tyre edhe një shqiptar

Katastrofë humanitare/ Qindra të vdekur nga kequshqyerja në Gaza, shumica prej tyre fëmijë!

Korçë/ Katër veterinerë në pranga për matrikullim të bagëtive të kontrabanduara, një person në kërkim

Veprimet diskriminuese të tifozëve kuqezi në ndeshjen kundër Serbisë, FSHF dënohet nga FIFA

Iu dha me qira apartamentin e tij 2 vietnamezeve për të ushtruar prostitucion, arrestohet 31-vjeçari i dënuar për tentativë vrasje!

“Pse më denoncove për hapësirat e zëna?”/ Rrihet brutalisht pronari i restorant “Tokyo”. Autori Ferhat Kaja i “Stockholm”

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.