Prej kohësh përflitet se drejtimi i ‘Big Brother Vip’ i është besuar moderatores seksi, Luana Vjollca. Në një foto të postuar në Instagram, nga sfondi i studios duket shumë si ai i “Big Brother”.
Prej vitesh ky format i ishte besuar Arbana Osmanit, e cila si duket është ‘ofenduar’ nga ky vendim i drejtuesve dhe ka vendosur të mos shkojë në dasmën e Sarës dhe Ledionit.
Arbana, Ledioni, Xhemi dhe Eno ishin katërshja e pandarë e Top Channel, të cilët tashmë kanë ngelur vetëm tre. Prej kohësh Arbana nuk shoqërohet mëme Ledionin dhe duhet të ketë një arsye të fortë për këtë krisje të marrëdhënies së tyre, që ndoshta mund të jetë dhe moderimi i ‘Big Brother’.