Kreu i Grupit Pralametar të LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar pas sqarimit të GJEDNJ (Gjykatës së Strasburgut për të Drejtat e Njeriut) në Fax News.
Në fjalën e tij Valisi ka thënë se GJEDNJ në Strasburg foli qartë. Duke vazhduar më tej se kjo qeveri sipas tij është turpi i Shqiperisë.
“Qeveria egëresisht kundër shqiptarëve dhe të drejtave të tyre. Megafonët debilë të kryeministrit e morën përgjigjen.”
Më tutje ka shtuar se prokuroria duhet të ndeshkojë rëndë këta hajdute,që punojnë kundër popullit.
Vasili e ka barazuar reformën në drejtësi me drejtësi horrash.
Kujtojmë se ditën e stome Gjykata e Strasburgut pas interesimit të ‘Fax News’ ka reaguar lidhur me përgjimin e publikuar mes nënkryetarit të KQZ-së Denar Biba dhe gjyqtarit shqiptar në Strasburg Ledi Bianku, ku nga ajo që kuptohej nga biseda, gjyqtarit Bianku i bëhej presion nga ana e qeverisë për shtyrjen e dëmshpërblimit të pronarëve shqiptar që kishin fituar gjyqin me shtetin shqiptar.
Gjykata e Strasburgut në reagimin e saj për ‘Fax News’ deklaron se Denar Biba ishte zyrtari i afërt me qeverinë në 2014-n dhe se kërkesa ishte për kthimin dhe kompensimin e pronave. Bianku kishte informuar se sjellja e tij (Denar Bibës) ishte e papërshtatshme.
Sipas Gjykatës së Strasburgut për të Drejtat e Njeriut pasi sjellja e Denar Bibës që përfaqësonte qeverinë shqiptare është konsideruar gjyqtari Bianku ka informuar presidentin e gjykatës Dean Spielmann dhe më pas edhe pasardhësin e tij Guido Raimondi, sapo u zgjodh.
(E.V/Faxweb.al)