Policia e Shtetit dhe Policia italiane kapin 700 kg marijuanë, ndërsa janë arrestuar 2 shtetas iniciale D.G., 22 vjeç dhe A.R., 30 vjeç
Një informacion i mbërritur në Policinë Kufitare të Vlorës ka angazhuar policitë e dy vendeve shqiptare dhe asaj italiane të vihen në ndjekje të një mjeti detar, i dyshuar për trafik narkotikësh.
Sipas informacioneve zyrtare. Fillimisht policia kufitare shqiptare ka humbur gjurmët, pasi mjeti hyri në ujërat ndërkombëtare, çka i ka detyruar të njoftojnë autoritetet italiane.
Ndërkohë në orët e para të mëngjesit në afërsi të lokalitetit Sant Andrea, Otranto, u bë i mundur sekuestrimi i mjetit në ndjekje, që drejtohej nga dy shtetas shqiptarë me iniciale D.G., 22 vjeç dhe A.R., 30 vjeç. Në skaf u sekuestrua rreth 700 kg marijuanë.
Burimet zyrtare thonë se po hetohet dhe për bashkëpunëtorët e tjerë të këtij trafiku droge në të dy anët e Adriatikut.