Në kuadër të debatit të nisur së fundi për korigjimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë, sot në Kosovë ka pasur një takim mes krerëve të shtetit.
Pas takimit që ka pasur me presidentin Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj është shprehur i qartë se në Bruksel nuk do të ketë diskutim për çështje territoriale.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka folur shkurt për media pas takimit me Thaçin, Veselin dhe zv/kryeministrat Limaj, Pacolli e Gashi.
Sipas Haradinajt, edhe “Thaçi e ka shprehur qëndrimin e tij se nuk do të ketë shkëmbim të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë”.
Shefi i ekzekutivit ka deklaruar se në procesin e dialogut duhet të përfshihet edhe opozita.
Ai e ka mohuar që në këtë takim është diskutuar për vazhdimin e negociatave ndërmjet Thaçit e Vuçiqit më 7 shtator.
(E.K/FAXWEB.AL)