Drejtorit i Komunikimit në Kryeministri Endri Fuga ka reaguar në lidhje me sulmin ndaj banesës së prindërve të gazetares Klodiana Lala.
Përmes një postimi në ‘Twitter’ Fuga shkruan se gazetarja Lala falenderoi policinë dhe Ministrinë e Brendshme, ndërsa Basha sulmon Ramën.
Sipas Fugës vëmendja duhet të jetë tek zbardha e ngjarjes, pasi “Lulzim Basha është humbje kohe”.
“Klodiana Lala falenderon qeverine, policine dhe Ministrin e Brendshem per gatishmerine, Basha akuzon Ramen. Me nje fjale avazi vazhdon! Solidaritet i plote me Klodin dhe e gjithe vemendja tek zbardhja e ngjarjes, se Lulezim Basha eshte humbje kohe”, shkruan Fuga në Twitter.
(B.H/Faxweb)