Në Hipotekën e Sarandës janë evidentuar në ditët e fundit radhë të gjata të qytetarëve, të cilëve iu duhet të qëndrojnë orë të tëra në pritje. Shumë prej tyre pavarësisht sorrollatjes ende nuk kanë marrë zgjidhje për problemet e tyre.
Lidhur me këtë situatë ka reaguar së fundi dhe deputetja e PD-së Nada Meçorapaj, e cila shprehet se vetëm në portalin e qeverisë Shqipëria që duam gjërat shkojnë fjollë, pasi në realitet situata është shumë e rëndësishme.
Reagimi i deputetes:
Ne portalin e qeverise gjerat shkojne fjolle, por ne realitet…shihni vete. Keto foto jane marre sot ne Hipoteken e Sarandes ku te moshuar hallexhinj kane pritur me ore sporteleve dhe cepave te korridoreve. Shtoji pritjes edhe vapen.
(E.K/FAXWEB.AL)