Janë shpëtuar në mesnatë dy shtetas në kufirin greko-shqiptar. Mësohet se ata ta kishin humbur rrugën dhe kishin ngelur ne nje zonë pyjore në Agia Marina, Pogon në kufi.
Policia greke nuk jep detaje se kush ishin këta shtetas dhe pse ndodheshin afër kufirit, por mësohet se kanë kerkuar ndihmë permes një celulari dhe në drejtim te tyre kanë shkuar 7 zjarrfikës me dy mjete duke i gjetur e shpëtuar.
(E.V/Faxweb.al)