Padyshim Marina Vjollca është nga femrat më të komentuara të shoëbizit shqiptar. Ajo së bashku me motrën e saj, Luanën janë kritikuar shpeshherë për ndërhyrje kirurgjike, por jo të gjithë i mbajme mend si ishin në fillimet e tyre.
Ka qenë Top Channel që ka hapur arkivat duke transmetuar sekuenca nga emisioni i parë i ‘Procesit Sportiv’, në vitin 2008, plot 10 vite më parë kur Vjollca kaloi nga velina e Fiksit si prezantuese krah Ed Manushit.