Partia Demokratike ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Shkodër ditën e some ku u gjend i ekzekutuar me armë zjarri në Livadhë biznesmeni Arjan Ferracaku i cili ishte qëlluar me kallashnikov, ndërsa ishte më dy të tjerë duke kalëruar.
Nëpërmjet deputetit Ervin Salianji, PD bën përgjegjës kryeministrin Rama për situatën e rëndë me krimin në vend.
Salianji tha se Shkodra ndodhet nën terrorin e bandës “Bajra” që sipas tij kontrollon dhe jetën e qytetarëve në Shkodër.
Nga ana tjetër premton se me ardhjen në pushtet të PD-së do të nisë dhe çmontimi i bandave kudo që ato ndodhen.
“Banda e lidhur me qeverinë dhe Edi Ramën që njihet se “Bajrat”, ka nën kontroll totalisht Shkodrën, ato janë të paprekshëm dhe vendosin për jetën e qytetarëve. Kryeministri dhe ministri kanë marrë mesazhe për bandën e Bajrave por asgjë nuk është bërë.
PD garanton qytetarët se që ditën e parë në pushtet do të nisë shtypjen e bandave në cdo qytet, ku ato veprojnë”, tha ndër të tjera Salianji.
(B.H/Faxweb)