15:56 | 20/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

A do të kandidojë për Bashkinë Lezhë ? Pjerin Ndreu: Përgatitje maksimale, kemi analizuar gjithë situatën

20:11 | 01/09/2018
në Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
A do të kandidojë për Bashkinë Lezhë ? Pjerin Ndreu: Përgatitje maksimale, kemi analizuar gjithë situatën

Deputeti i PS-së Pjerin Ndreu ka deklaruar në ‘Fax News’ se Partia Socialiste po përgatitet maksimalisht për të marrë Bashkinë Lezhë.

Ai nuk e pohoi por as nuk e mohoi nëse ai do të jetë kandidati i PS-së për këtë bashki, por theksoi se më shumë se emri rëndësi ka që PS do investohet maksimalisht për Lezhën.

“Është një histori që është hedhur në treg por është herët për të marrë vendime, normalisht nëse je në politikë nuk është një herezi që të kandidosh diku. Ka disa që e përcjellin me shumë tension këtë. Nuk kam marrë vendim, ky është një problem që duhet parë në vazhdim, nuk jam perej atyre delirantëve që thonë se po nuk qesh unë bëhet nami, por nuk jam edhe prej atyre që i bëj bisht. Nuk e kuptoj tensionin e palës tjetër që lidhet me emrin tim, ne do të përgatitemi mirë për atë bashki, e kemi analizuar që të gjithë situatën por edhe gjithë çfarë ka ndodhur në qarkun e Lezhës, meqë jemi forcë kryesore ne do të përgatitemi ta marrim atë bashki, po nuk qesh unë do jetë dikush tjetër. Në PS nuk ka klane për Lezhën. Se kush do të jetë emri ta shohim por vlerësimi për të marrë atë bashki do të jetë maksimal”, tha Pjerin Ndreu.

I pyetur në lidhje me akuzat e tij ndaj OSHE për problemet e energjisë elektrike në qarkun e Lezhës, Ndreu tha se ka folur si deputet i shqetësuar për atë se çfarë ndodh në atë zonë.

“Unë kam folë si deputet dhe vazhdoj të flas si deputet, problemi është që në një pjesë të plazhit, dhe nuk bëhet fjalë për Shëngjinin, por në zonën e Tales, bregdeti nuk mbaron me Shëngjinin por është dhe pjesa e bukur e Tales, dhe ka një frekuentim shumë të lartë, strukturat se si janë ndërtuar aty, janë në kundërkohë me realitetin. Këtë shqetësim e kam shprehur edhe jashtë kamerave me ata të OSHE-së,  nëk është shumë komode të flas unë si deputet i kësaj maxhorance, por është e vetmja zgjidhje. Disa zona në Lezhë kanë shumë probleme, shpresoj që në shtator të vihen në lëvizje, në të kundërtën do merrem seriozisht. Më është thënë këto ditë që ka përpjekje për ndërhyrje në Zejmen. Unë kam mbajtur qëndrim, disave u duket populizëm por unë si deputet i zonës jam i shqetësuar, në rast se vazhdon kjo do mbaj qëndrim. Ftoj drejtuesit e OSHE që t’i marrin me seriozitet dhe të mos acarohen me këto”, tha Pjerin Ndreu i cili bëri të ditur gjithashtu se kishte komunikuar edhe me ministrin Gjiknuri për problemin.

“Kam biseduar me ministrin Gjiknuri dhe kemi marrë premtime që situata do shkojë në drejtimin e duhur”, tha ai.

Intervista e plotë:

(B.H/Faxweb)

Etiketa: pjerin ndreu
Pas

Avioni me 164 pasagjerë përfshihet nga flakët, disa të plagosur (Video)

Para

Gjumi i rrezikshëm në timon, 7 këshilla si ta mposhtni

Para
Gjumi i rrezikshëm në timon, 7 këshilla si ta mposhtni

Gjumi i rrezikshëm në timon, 7 këshilla si ta mposhtni

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kremlini: Putin i gatshëm të diskutojë për paqe në Ukrainë

Të paktën 67 palestinezë humbën jetën në Gaza, u sulmuan ndërsa prisnin ndihma humanitare

Edi Rama ndan pamjet pas pastrimit të hapësirës publike në zonën e “Deliorgjit” në Tiranë

Supergoli që magjepsi polakët, Shehu: Thirrja në Kombëtare më ka dhënë besim

SIGURIA DETARE/Monitorim intensiv nga Njësia Policore Detare dhe Policia Kufitare, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë detare

Papa Leone: Jepini fund barbarisë në Gaza, mbroni civilët

Sulmi me dronë në Moskë, 142 pajisje rrëzohen, dëme në kryeqytet

Po shembte një mur rrethues në banesën e tij, 51-vjeçari mbetet poshtë gërmadhave! Mbërrin pa shenja jete në spital

Ndalet përkohësisht konflikti në jugun e Sirisë, grupet beduine largohen nga Suwayda

Zjarr në një banesë në lagjen “Granicë”, shkak një defekt në bombolën e gazit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.