Një shtetas shqiptar me iniciale E.G 51 vjeç, akuzohet nga policia italiane për dhunë të vazhdueshme ndaj bashkëshortes së tij dhe vajzës së tij të mitur.
Siç shkruajnë mediat italiane 51 vjeçari rrihte vazhdimisht gruan e tij 39 vjeçaren e cila e kishte denoncuar edhe në polici për keqtrajtim apo edhe dhunë seksuale ( e detyronte shpeshherë të kryente marrëdhënie seksuale kundër vullnetit të saj).
Por më e rënda e gjithë historisë është fakti që burri ngacmonte seksualisht edhe vajzën e tij më të madhe që në moshën 12 vjeçare. Sipas asaj që deklaron vajza e tij, tashmë 17 vjeç, babai sa herë që ajo ishte vetëm shfrytëzonte rastin për t’i prekur zonën intime. Shqiptari pritet të përballet më 18 dhjetor me vendimin e gjykatës.
(J.D/Faxweb.al)