Braziliani Uilliam Vinicius Junior u kafshua në kokë nga kapiteni i Atletico Madrid B, Alberto Rodriguez.
Real Madrid ra dakord për një kontratë 38 milionë funte me skuadrën braziliane Flamengo për të nënshkruar me Vinicius në 2017 me një aranzhim që ky veprim të finalizohet në korrik 2018 kur ai u bë 18 vjeç.
Pas ardhjes së tij në kryeqytetin spanjoll, Vinicius ishte pjesë e skuadrës së Julen Lopetegui për turneun para sezonit të Real Madridit në SHBA, megjithatë ai nuk ka arritur të hyjë në ekipin e parë deri tani.
Sulmuesi brazilian ka luajtur për ekipin rezervë të Realit në divizionin e tretë spanjoll dhe ai ka impresionuar me paraqitjen e tij në mini Derbi të dielën kundër Atletico B – duke shënuar të dy golat për skuadrën e tij dhe loja përfundoi me 2-2.
Megjithatë, një rast aspak sportive është regjistruar gjatë lojës ku gjatë një përplasje që përfshinte Vinicius dhe kapitenin e Atletit Rodriguez, ose ‘Tachi’, mbrojtësi i kafshoi majën e kokës brazilianit.
Incidenti mblodhi të dy grupet e lojtarëve në mesin e fushës.
(B.H/Faxweb)