Drejtori Përgjithshëm i Burgjeve Arben Çuko është larguar nga detyra. Në vend të tij do të jetë Stefan Çipa.
Stefan Çipa ka mbajtur postin e zëvendësministrit të Brendshëm, motivi i largimit lidhet me përmirësimin e sistemit të burgjeve.
“ky ndryshim bëhet për të përmirësuar punën e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, veçanërisht në drejtim të rritjes së sigurisë së brendshme dhe kontrollit si dhe rritjes së efikasitetit të luftës kundër korrupsionit në sistemin e burgjeve”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Drejtësisë.
(B.H/Faxweb)