Deputeti i PS-së, Erion Braçe përmes një postimi në Instagram ka vlerësuar thellësisht punën e “djemve”, të OSHEE, siç i cilëson edhe ai vetë. Por si duket dedikimi i tij vlerësues, nuk është pëlqyer nga të gjithë ndjekësit e tij në Instagram, të cilët nuk kanë ngurruar edhe ta cilësojnë propagandë të pastër.
Braçe shkruan se djemtë e OSHEE nuk ikën në shtëpi por rregulluan transformatorin në Tiranë në orët e para të mëngjesit, duke edhe dokumentuar edhe punën e tyre brenda pak orësh në kryeqytet. Deputeti i PS-së vlerëson punën e palodhur të tyren, ndërsa nuk ngurron t’i shprehë edhe mirënjohjen.
“Ja ska drita!! Sherbim shembullor djema!
Pa fund mirnjohes per sakrificen dhe punen tuaj!”, shkruan Braçe ndër të tjera.
Por postimi i tij, është pritur me mjaft komente nga ndjekësit, ku nuk kanë munguar edhe akuzat për propagandë apo nga ata që i kërkojnë që mirënjohjen t’ja shpërblejë me pagë.
Postimi i plotë