Kryeministri Rama ka reaguar në lidhje me vendimin e opozitës për të braktisur seancën e parë të sesioni të ri Parlamentar, pasi kjo e fundit u mblodh në Shkodër për t’u solidarizuar me qytetarët shkodranë për shkak të gjendjes së rëndë të kriminalitetit atje.
Rama përmes një postimi në rrjetet sociale shkruan se opozita kur duhet “të jetë në Tiranë, shkon në Shkodër”.
E gjitha vëmendja sipas tij është tek njerëzit dhe se “duhet të bëjmë edhe pa opozitën”.
“Kur duhet të jetë në Tiranë, shkon në Shkodër. Kur duhet të hyjë në zgjedhje, futet në çadër. Kur duhet të shkojë në punë, rrotullohet në gjumë. Kur humbet, shpall fitoren. S’kemi ç’i bëjmë, duhet të bëjmë dhe pa të. #EgjitheVemendjatekNjerezit”, shkruan kryeministri. (B.H/Faxweb)