Pas mbledhjes emergjentë të opozitës së bashkuar , kreu i Grupit Parlamentar Petrit Vasili përmes një deklarate për mediat, nuk ka kursyer edhe akuzat ndaj qeverisë për lidhje të ngushta me krimin. Vasili tha se populli nuk duhet të ketë frikë sepse opozita e bashkuar është me ata dhe se kurrë nuk do të jenë vetëm përballë krimit.
“Sepse Shkodra nuk ka kryeministër, kryeministri duhet të ishte këtu por ai fshihet në Tiranë. Jemi këtu sepse Shqipëria është pa qeverisje, pa drejtim. Nuk ka ministri të Brendshme sepse duart e ministrisë së Brendshme i ka lidhur krimi dhe kryesisht qeverisja i është dorëzuar kriminelëve. Ne jemi këtu për të treguar se qytetarët nuk janë vetëm. Nuk kanë për të qenë kurrë vetëm. Sepse betejën me kriminelën e ka fituar gjithmonë populli. Faktet tregojnë inkriminimin e kryeministrit. Frikacakët janë në Tiranë”, u shpreh Vasili.