Pas mbledhjes urgjente të opozitës në Shkodër, policia e Shtetit ka marrë disa aksione blitz në shumë qytete të vendit. Siç raportojnë burime për Faxnews, policia ka patur kontrolle edhe në Elbasan.
Kontrollet kryesisht janë bërë në të gjitha pikat hyrëse të qytetit. Në aksion janë angazhuar edhe forcat e FNSH-së dhe siç mësohet brenda në qytet janë vendosur edhe postoblloqe.
Nuk dihet ende motivi i këtij kontrolli nga ana e policisë dhe FNSH-së, por dyshohet se aksioni ka lidhje me angazhimin e policisë në Shkodër pas ngjarjeve më të fundit kriminale.
Burime për Faxnews zbuluan më herët, se ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj i ka dhënë ultimatum disa Drejtorive të Policisë në qytete të ndryshme për rezultate konkrete në luftën kundër krimit. Kujtojmë që ishin vrasjet kriminale të ditëve të fundit, ishte motivi kryesor që opozita bojkotoi Kuvendin sot dhe të nisej urgjentisht drejt Shkodrës.
(J.D/Faxweb.al)