Si pasojë e emigrimit të famijeve jashtë shtetit është reduktuar numri i nxënësve në shkollat e Roskovecit dhe Fierit.
Kështu në nisjen e këtij viti shkollor disa shkolla mundt të mbyllen pasi nuk ka nxënës. Sipas Yllka Becit, drejtoresha e arsimit në Fier, parashikohet bashkimi i shkollave.
Drejtoresha Beci ndërsa ka folur për përfitimet e librave falas nga nxënësit ka nënvizuar se reduktim të numrit të nxënësve ka çdo vit për shkak të emigrimit jashtë vendit.
Ajo tha se 14 shkolla në Bashkinë e Fierit kanë numër të reduktuar të nxënësve dhe mund të shkojnë drejt mbylljes.
(B.H/Faxweb)
https://www.youtube.com/watch?v=pmRifg7XRB8&feature=youtu.be