Në mëngjes student model i Bocconit, ndërsa në darkë hajdut profesionit. Sipas policisë kjo ishte jeta e të riut shqiptar, pak ditë para arrestimit. Me një diplomë në Ekonomi Politike me notat maksimale, i pasuar më vonë më një specializim në Universitetin e Bocconit në Milano, djali i cili flet mjaft mirë italishten dhe anglishten gjatë marrjes në pyetje, nuk ka dashur të japë asnjë deklaratë. Ajo që foli për të ishin objektet e gjetura në apartamentin që jetonte dhe jeta e bukur që bënte pavarësisht se ishte papunë. Fitimet e pafundme të akumuluar gjatë grabitjeve i kanë lejuar të riut të bëjë pushimet e ëndrrave, madje edhe të mbajë të dashurën.
Grabitjet
Jeta e dyfishtë e të riut mbaroi më 31 gusht të këtij viti në momentin që policia e ndaloi si të dyshuarin kryesor për vjedhjet e shumta në Milano dhe provincat përreth. Ndër të tjera shqiptari ende i paidentifikuar u arrestua sepse kishte hyrë në territorin italian pa një autorizim pavarësisht se ishte ndaluar hyrja në vitin 2016. 26 vjeçari pavarësisht se ishte i jashtëligjshëm, kishte arritur të aktivizohej në disa rrethe intelektualësh, frekuentonte palestrës, universitetin etj. Për këtë arsye ai dyshohej për vjedhje në banesën e disa studentëve që frekuentonin universitetin e Bokonit.
Objektet e vjedhura
Një përmbledhje e të gjithë objekteve të mbledhura nga 26 vjeçari. Brenda banesës së tij në Viale Sondrio në Milano, 26 vjeçari mbante në një kuti 4 mijë euro dhe shumë objekte me vlerë.Në banesën e tij kishte edhe piktuara antike, ora të firmave, bizhuteri me gurë të çmuar. Mendohet se shumica e objekteve të vjedhura vijnë nga grabitjet e disa apartamenteve në Bergamo dhe Viale Fulvio Testi. Dy stilolapsa Cartier, 11 ora të firmave të ndryshme Rolex, Mont Blanc, Parker, Ëatermark, 4 telefona të tipit Iphone, 2 Ipad, 3 palë syze të firmës Persol.
Shumica e objekteve janë sekuestruar nga policia ndërsa për disa të tjera po bëhet e mundur gjetja e pronarëve.
Pushimet në Sardenja dhe e dashura ruse
I lindur në Durrës dhe së bashku me familjen ishte transferuar në Milano. Siç shkruajnë mediat italiane ai ishte gjithmonë i veshur mirë dhe kishte krijuar një jetë sociale të ngjeshur. Gjithmon i pastër, i sjellshëm dhe në këtë mënyrë mund ta fitonte lehtësisht besimin e të tjerëve. Madje as e dashura e tij ruse 39 vjeç nuk dyshonte për asgjë. Gruaja e martuar dhe nënë e tre fëmijëve ka deklaruar në polici: “ Nuk kam dyshuar kurrë për asgjë. Është e vërtetë posedonte shumë ora dhe bizhuteri, objekte antike dhe shumë libra.”
“Ai ka paguar çdo gjë, ishte mjaft mirë ekonomikisht por kurrë se mendoja që mund të ishte si pasojë e vjedhjeve”, tha rusja në polici.
(J.D/Faxweb.al)