Moderatorja Dasara Karaiskaj ishte e ftuar në emisionin e moderatores Rudina Magjistari për të folur mbi martesat mes gjinive të njëjta, ku shprehu qëndrimin kundër tyre.
Dasara tha se kishte shumë miq që ishin gej, por është kundër martesave dhe birësimit nga një çift gej të një fëmije, pasi sipas saj është jonatyrale.
‘’Kam shumë miq gej, me lesbiket kam pak problem, por me gejt shkoj shumë mirë. Pikëpyetja më e madhe që kam është se nuk i kuptoj asnjëhere biseksualët, që ju pëlqen dhe kështu dhe ashtu, më duket se shkon në trajtat e degjenerimit,por ky është mendimi im personal.
Shoqëria ka një bërthamë që është familja, natyra e ka bërë që një mashkull dhe një femër ngjizin dhe kanë një fëmijë. Nuk kuptoj dot nëse do të vihesha në kushtet e një fëmije që adoptohet nga një çift gej. Në atë moment mendoj se atij fëmije i është cënuar e drejta themelore e njeriut që të rrijë më prindër gej dhe jo prindër si të gjithë fëmijët e tjerë. Në një intervistë që kam bërë më një gej, më tha:’ T’i nuk do ti zgjidhje dot as prindërit që do të birësonin’.Por gjithësesi ato do të ishin siç natyra i ka krijuar’’, u shpreh Dasara.
(E.K/FAXWEB.AL)