Një shqiptar i ka dhënë fund jetës së tij pasi autoritetet gjermane kishin vendosur ta dëbonin së bashku me djalin e tij dhe bashkëshorten.
Sipas mediave gjermane shqiptari në vend që të merrte biletat e avionit për t’u kthyer, ai ka vendosur ti japë fund jetës duke u hedhur nga një urë.
Në Bashki gjenden biletat e avionit për një familje prej katër personash nga Shqipëria. Me kërkesë të shtetit gjerman, Berat Jasani (emri i ndryshuar) duhej t’i kishte marrë ato të martën për t’u kthyer në shtetin ballkanik me bashkëshorten dhe djalin e tyre të vogël.
Vetëm vajza e rritur lejohet të qëndrojë. Por Berat Jasani ka vdekur. Natën e së hënës, 42-vjeçari u hodh nga ura Almeloer’, shkruam gazeta gjermane. Familja kishte ardhur në Gjermani në korrik të vitit 2015.
Vajza ishte trajnuar si infermiere ndaj lejohej të qëndronte në Gjermani.
Nëna ishte kaq e sëmurë mendërisht se vajza aktualisht po kujdeset për nënën dhe djalin. Por zyra federale e emigracionit tha se gruaja mund të kuronte sëmundjen e saj në Shqipëri.
‘A u dorëzua Berati? Në një mesazh të fundit në Whatsapp për familjen e tij, shqiptari shkruante se ndjehej i zhgënjyer dhe i poshtëruar.
Në fund të fundit ai bëri pikërisht atë që i kërkonte shoqëria gjermane: Mësoi gjuhën dhe nisi një punë. Ish-shefi i tij e përshkruan atë si një punëtor të përkushtuar. Klientët ishin të kënaqur me punën e 42-vjeçarit, ai ishte i përpiktë dhe korrekt’.
Sylvia Olbrich nga zyra për ndihmë ndaj refugjatëve thotë se shqiptari ishte i shqetësuar për mirëqenien e familjes së tij.
‘Që nga fillimi ai ishte i shqetësuar për të siguruar fëmijët e tij me arsim dhe punë. Vazhdimisht deri ditët e fundit pyeste nëse ka ndonjë shans që djali i tij i mitur të qëndronte në Gjermani. Në këtë kontekst e sheh edhe e bija e tij veprimin e babait. Një dëshpërim’.
Olbrich thotë se autoritetet nuk duhet të jenë kaq të vrazhda me emigrantët.
Të shtunën është paralajmëruar një protestë-homazh.
(B.H/Faxweb)