Një aksident masiv ka ndodhur para pak minutash në aksin rrugor Laknas-Rinas. Mësohet se në aksident janë përfshirë katër mjete, ndërsa kanë mbetur të dëmtuar 3 persona, 2 prej të cilëve pasagjerë dhe një drejtues mjeti.
Të plagosurit janë dërguar në spital jashtë rrezikut për jetën, ndërsa nuk dihen ende identitetet e personave të përfshirë. Policia po punon për gjetjen e shkaqeve të këtij aksidenti dhe shmangien e trafikut në aksin ku ka ndodhut përplasja.
(E.K/FAXWEB.AL)