Edhe pas protestës së fortë të Kuksianëve qeveria nuk u tërhoq nga vendimi i saj për të vendosur tarifë për kalimin në Rrugën e Kombit.
Kështu nga 17 shtatori Rruga e Kombit do të kalohet vetëm me pagesë. Pavarësisht se qeveria e ka ulur tarifën për përdoruesit e shpeshtë, nuk dihet nëse do të pranohet nga qytetarët kuksianë të cilët kanë kërkuar heqjen e plotë të tarifës.
Ndërkohë në një postim në ‘Facebook’ aktivisti Arben Kola ka përcjellë dhe mesazhin e tij kundër tarifës në Rrugën e Kombit.
“Taksa në rrugën e kombit asht antikushtetuese dhe antiligjore. #ThuajJoTaksësAntikombëtare. Bazuar në ligjin 157/2014 ne paguajm 324 lek për çdo litër naftë ose benzine për mirëmbajtjen e rrugëve. Edvin Ramoviç, Lulash bakojanis dhe bandat e LSI janë ba bashk kundër popullit. Duhet nji reagim mbarë kombëtar, pasi ky asht nji kufi i ri dhe vjedhe e pastër!! #TaShpëtojmëShqipërinë nga banda mavi”, shkruan ai.
(B.H/Faxweb)