Kreu i PD-së Lulzim Basha përmes një vieo që ka postuar në rrjetet sociale ka denoncuar varfërimin e përditshëm që po iu bëhet qytetarëve shqiptarë sipas tij për të favorizuar oligarkët.
Sipas kreut të demokratëve çdo ditë kemi falimentim të bizneseve të ndershme, dhe favorim të miqve të Edi Ramës që fitojnë miliarda.
Vetëm në muajin Gusht janë mbyllur 1298 biznese, një numër ky pothuajse dyfish më i lartë krahasuar me vitin 2017-të.
(E.K/FAXWEB.AL)