Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka befasuar jo pak me deklaratën e tij në lidhje me kreun e Vetëvendosjes Albin Kurti por edhe të tjerë kundërshtarë të tij politik.
Haradinaj ka deklaruar se ai nuk do ta lejojë askënd që të ta ofendojë atë duke i thënë hajdut.
“Kush të dojë e kush ka qejf, unë jam i gatshëm t’i përgjigjem. Në çdo vend të botës, nëse dikush të ofendon, edhe i përgjigjesh. Njësoj do të veproja edhe unë”, është shprehur Haradinaj në “Rubikon” të KTV-së.
“Nuk e lejoj askënd të më ofendojë. Nuk jam hajdut, dhe nuk duroj që askush të më thotë kështu”, ka thënë ai. Haradinaj ka theksuar se është në gjendje edhe të përleshet fizikisht me këdo që e quan atë hajdut. (B.H/Faxweb)