20:32 | 27/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Ndocaj: Edi Rama 1-shi i problemeve, më ka kërcënuar disa herë

14:33 | 06/09/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ndocaj: Edi Rama 1-shi i problemeve, më ka kërcënuar disa herë

Kreu i PBDKSH-së Eduard Ndocaj ka deklaruar në ‘Fax News’ se situata e rëndë e kriminalitetit në vend ka shkak keqqeverisjen.

Sipas tij qeveria dhe kryeministri janë aleatët kryesorë të krimit në vend dhe ata nuk mund ta luftojnë për shkak se janë vetë krimi.

Ndocaj e konsideroi Ramën si 1-shi i problemeve në vend dhe vetëm me largimin e tij, Shqipëria mund të fillojë të ndryshojë.

Por ai nuk ka lënë pa sulmuar edhe opozitën pasi sipas tij nëse do të ishte opozitë tamam serioze deri tani qeverisja e Edi Ramës duhet me patjetër të kishte rënë me gjithë këto të këqija që i ka sjellë vendit.

“Ky është I-shi i problemeve të këtij vendi, një ditë e më parë që të ikë ky, Shqipëria do ta marrë veten. Kemi një kryeministër që tallet me zotin Basha se nuk e ka në konsideratë sepse janë bashkë. I kanë bashkë gjërat. Një parti e punës e ndarë në dysh, PD-PS. Asnjë politikan nuk shoqërohet. Ata që po vriten janë viktima të këtij sistemi që kanë ndërtuar këto parti”, tha ndër të tjera Ndocaj.

Eduard Ndocaj i cili ka shpallur dhe kandidaturën për kryetar të Bashkisë Lezhë në garën elektorale për zgjedhjet që vijnë, u shpreh se arsyeja se përse këto nuk e luftojnë krimin e organizuar është se të dy palëve u duhen kriminelët për shkak të përfitimeve që u sjellin që nga financat deri tek frikësimi i kundërshtarëve të tyre por edhe qytetarëve.

Sipas tij kriminelët do t’i përdorin të dyja palët edhe në zgjedhjet që po afrojnë. Ndocaj tha se kjo nuk e friksonte atë pasi synimi i tij ishte që të fitonte Bashkinë Lezhë dhe ta shkëpuste nga ndikimi i PS-së PD-së dhe LSI-së që sipas tij u kanë ulur kokën qytetarëve duke i kërcënuar edhe me bukën e gojës.

“Unë jam kërcënuar disa herë edhe nga kryeministri vetë, por nuk kam frikë. Unë kam një objektiv, që ta shkëpusë nga këto forca politike Lezhën, që qytetarët të distancohen nga servilizmi ndaj banditëve se po shkatërrojnë familjet e tyre”, tha ndër të tjera Ndocaj.

Intervista e plotë:

(B.H/Faxweb)

 

 

Pas

Tronditëse/ Ngjarja e rëndë në Mamurras, babai nxiti të birin të vriste 14 vjeçarin: Merre thikën e vrite ndryshe nuk je djalë!

Para

Saimir Tahiri ‘përçan’ socialistët, kush janë 5 deputetët që votuan kundër hetimit të tij

Para
Paralajmërimi i gazetarit për Tahirin: Të bëjë kujdes, përbën rrezik për maxhorancën

Saimir Tahiri 'përçan' socialistët, kush janë 5 deputetët që votuan kundër hetimit të tij

Discussion about this post

 



Të Fundit

SHBA: Gjykata Supreme në favor të prindërve, ndalon mësimin e librave me tema LGBT

Trump ndërpret negociatat me Kanadanë dhe paralajmëron tarifa të reja

OKB: Prodhimi i kokainës në Kolumbi arrin në nivele historike, 253 mijë hektarë të mbjella me bimën narkotike

Kurti: Serbia mund të shfrytëzojë elemente destruktive për të nxitur incidente gjatë festës serbe në Gazimestan

Izraeli përgatit plan strategjik kundër Iranit pas 12 ditësh sulmesh intensive

“Kam respekt të madh për Trumpin”, Putin: Rusia gati për një raund të ri bisedimesh me Ukrainën

Përshpejtohet integrimi në BE! Në Samitin e Brukselit, vendet anëtare konfirmuan mbështetjen ndaj Ballkanit Perëndimor

Stërvitjet ushtarake përforcojnë bashkëpunimin ushtarak SHBA–Serbi

Tragjedi në Francë, tre të vdekur pas rrëzimit të një avioni të vogël

Në Gazë raportohet për 62 të vrarë nga forcat izraelite

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.