Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi para takimit me presidentin serb Aleksandër Vuçiç në Bruksel ka folur për mediat dhe ka ripërsëritur idenë e tij se nuk do të ketë ndarje apo shkëmbim territoresh mes Kosovës dhe Serbisë.
Por thaçi deklaroi sërish se Lugina e Preshevës do t’i bashkohet Kosovës, madje ai u shpreh se këtë ide e mbështesin të gjitha institucionet në Kosovë.
“Kosova është unike në favor të dialogut. Të gjithë, institucioni i Presidentit, Parlamenti, Qeveria, partitë politikë, shoqëria civile, mediat, janë në favor të negociatave, janë në favor të arritjes së një marrëveshjeje përfundimtare që nënkupton njohjen reciproke. Janë në favor të të demarkimit të kufirit të 430 kilometrave në mes të Kosovës dhe Serbisë, që nënkupton përfshirjen e kësaj pjese”.
Ai tha se qytetarët do të vazhdojnë të qëndrojnë nëpër shtëpitë e tyre, dhe se nuk do të ketë as luftë e as krizë refugjatës, ashtu sikurse po thuhet.
“Qytetarët do të vazhdojnë të qëndrojnë në shtëpitë e tyre, dhe nuk do të ketë as luftë e as refugjatë ashtu si po përmendet, apo lëvizjet e njerëzve nga kjo pjesë në atë pjesë, ata do të vazhdojnë të jetojnë në shtëpitë e tyre.
“Marrëveshja përfundimtare ka kuptim vetëm atëherë kur do të ndodhë njohja reciproke në mes Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë ai.
Thaçi pritet të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, me ndërmjetësimin e shefes së politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini për të diskutuar rrugët për një marrëveshje normalizimi ndërmjet të dyja vendeve. (B.H/Faxweb)
Discussion about this post