Gazetari Gjergj Erebara ka postuar 2 foto në Facebook ku duket qartë parkimi jashtë çdo rregulli të qarkullimit rrugor i makinave të zyrtarëve të PS-së në zonën e Politeknikut. Gazetari në postimin e tij e cilëson Shqipërinë e dy standarteve, ku nga njëra anë për qytetarët e thjeshtë, policët janë gati me bllokun e gjobave, ndërsa për zyrtarët kanë një tjetër standard.
“Ka dy Shqipëri: njëra, kjo e jona ku policia nuk bën asgjë tjetër vecse vë gjoba. Dhe tjetra, kjo e socialistëve qe nuk dinë të bejnë gje tjeter vecse te vene gjoba”, shkruan gazetari me ironi.
Postimi i plotë:
“Në lagjen time në çdo orë të ditës ka katër policë bashkiakë dhe dy policë të shtëtit, secili me nga një bllok gjobash në brez. Çudi që këtu ku mbahet asambleja e PS-së dhe të gjitha makinat janë parkuar ku t’i ketë qejfi, nuk ka asgjëkundi as polic bashkiak dhe as polic shtëti. Ka dy shqipëri: njëra, kjo e jona ku policia nuk bën asgjë tjetër vecse vë gjoba. Dhe tjetra, kjo e socialistëve qe nuk dinë të bejnë gje tjeter vecse te vene gjoba.
(J.D/Faxweb.al)