Gjykata e Shkodrës ditën e sotme vendosi masën e sigurisë arrest me burg 30 ditor për tre nga të arrestuarit dhe arrest shtëpie për njërin prej tyre.
Ish kryeministri Sali Berisha paralajmëroi një ditë më parë se shteti do t’i lirojë dhe do t’u kërkojë ndjesë 4 personave të arrestuar nga policia dje në Shkodër.
Me anë të një postimi në rrejtet sociale Berisha e cilësoi si “show” operacionin e policisë në Shkodër.
“Shkodra ka memorje, nuk mashtrohet! Per arrestimet qe u bene dje pas takimit te opozites, Shkodra thote:
I arrestuan miqte e tyre per t’i liruar dhe kerkuar ndjese siç i kane arrestuar dhe liruar dhe kerkuar ndjese para 6 muajve, para 9 muajve, para 12 muajve!” shkruante Berisha në Facebook.
(M.Q/Faxweb)