Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç i ka dhënë fund aludimeve duke konfirmuar vizitën e tij në në Kosovën. Gjatë konferencës me gazetarës Vuçiç zbuloi se këtë fundjavë do të jetë në Kosovë.
“Këto ditë kanë qenë shumë të vështira për popullin tonë në Kosovë por edhe për ne që i përfaqësojmë. Gjithçka është e vështirë madje edhe presioni ndaj Listës Serbe “, ka shtuar Vuçiq.
Pas paralajmërimit të Prishtinës zyrtare se nuk do të lejohet ta viziton liqenin e Ujmanit, në Beograd kishin filluar të qarkullojnë thashetheme se Vuçiq do ta anulojë vizitën e shumëpërfolur. Megjithatë ai e konfirmoi se nesër do të udhëtojë për në Kosovë.
(J.D/Faxweb.al)