Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka bërë përgjegjës kreun e FSHF-së Armando Duka për stadiumin e boshatisur. Artan Hoxha përmes një postimi në facebook shkruan se me biletat e shtrenjtuara duket se kombëtarja po luan vetëm për Dukën dhe shoqërinë e tij.
“Sot ne Shqiperi – Izrael, ne stadium nuk jane as 4000 tifoze, ndersa cmimi i biletes per sportdashesit me te varfer te kontinentit eshte edhe me i shtrenjte se ne vendet me te zhvilluara te Europes. Nje bilete e thjeshte ne karshine e boshatisur eshte 24 euro, se ne
tribune shkon nga 80 deri ne 144 euro…
Duket sikur kombetarja luan per te kenaqur presidentin e FSHF me shoqerine e tij, si dhe komentatoret e supersportit…”, shkruan ai.
Statusi i plotë
Me ne fund FSHF dhe Armando Duka, pasi zbrazen stadiumet ne ndeshjet e superliges, ia dolen ta boshatisin stadiumin kur luan kombetarja e Shqiperise, dhe ti largonin shqiptaret nga i vetmi gezim qe u kishte mbetur…
Sot ne Shqiperi – Izrael, ne stadium nuk jane as 4000 tifoze, ndersa cmimi i biletes per sportdashesit me te varfer te kontinentit eshte edhe me i shtrenjte se ne vendet me te zhvilluara te Europes. Nje bilete e thjeshte ne karshine e boshatisur eshte 24 euro, se ne
tribune shkon nga 80 deri ne 144 euro…
Duket sikur kombetarja luan per te kenaqur presidentin e FSHF me shoqerine e tij, si dhe komentatoret e supersportit…
Kjo eshte ndeshja hapese e nje edicioni eleminator me numrin me te vogel te tifozeve shqiptare ne 30 vitet e fundit…
Fitore per kuqezinjte tane sot. Gjithe shqiptaret jane me ju, mos lejoni qe ti merzisin dhe nga ekrani i televizorit ata qe i larguan nga stadiumi….