20:34 | 16/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Këngëtarja tregon momentin e sikletshëm në skenë: Më doli këpuca nga këmba dhe…

16:28 | 08/09/2018
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Këngëtarja tregon momentin e sikletshëm në skenë: Më doli këpuca nga këmba dhe…

Rosela Gjylbegu është një nga këngëtaret më të mira në vend megjithëse prej kohësh nuk ka publikuar projekte të reja muzikore, por është gjithsesi e pranishme nëpër koncerte dhe mbrëmje me muzikë live. Në një rrëfim për “revistaëho.com” këngëtarja e njohur ka zbuluar 10 gjëra që nuk i dimë ende për të.

1. Kam fituar vendin e parë në një konkurs baleti me tim vëlla kur isha vetëm 9 vjeç. Atëherë kërcenim lëvizjet e Michael Jackson me një nga këngët e tij. Që prej asaj kohe fillova të ëndërroja se një ditë ndoshta do bëhesha vërtetë e njohur.

2. Kur merrja pjesë në festival e RTSh-së në 2006 tek po ecja për të dalë në skenë më doli këpuca nga këmba dhe nuk hynte më. Unë isha në mes të skenës, prandaj e mbaj mend si një moment shumë të sikletshëm.

3. Ushqimi im i preferuar është gjithçka që ka përbërje brumi.

4. Para se të fle gjumë gjithmonë hap telefonin bëj një ‘scroll’ ose lexoj ndonjë gjë sa për të lodhur sytë.

5. Jam e detyruar t’i përshtatem disa situatave në të cilat nuk do doja të ndodhesha, por ja që janë të paevitueshme.

6. Nuk jetoj dot pa familjen dhe miqtë e ngushtë. Janë gjithçka për mua.

7. Frika ime e madhe është vetmia.

8. Eksperienca më emocionuese në jetë deri tani kanë qenë ‘Ethet e së premtes mbrëma’. Nga aty jeta ime ndryshoi për mirë.

9. Jam shumë e drejtpërdrejtë, nganjëherë e nxituar, ekspresive, më shumë emocionale seç duhet. Nuk jam perfekte, por mundohem të jem një njeri i drejtë. Di të kërkoj dhe falje dhe përpiqem maksimalisht t’i rregulloj të metat e mia.

Mbaj gjithmonë me vete një lutje të Nënë Terezës të plastifikuar. Në të ndodhet dhe një ikonë që ajo e mbante kudo me vete të cilën ma ka dhuruar vëllai im që jeton në Romë. Dhuratën e ka marrë në Vatikan posaçërisht për mua duke e ditur që e adhuroj Nënë Terezën.

Etiketa: rosela gjylbegu
Pas

“Popullsia drejt ikjes”, Kumbaro dhe Çuçi ja marrim valles duke festuar (FOTO)

Para

Sapo ishin kthyer nga Belgjika, kush është 23-vjeçari nga Vlora i zhdukur pak ditë pas shokut të tij

Para
Sapo ishin kthyer nga Belgjika, kush është 23-vjeçari nga Vlora i zhdukur pak ditë pas shokut të tij

Sapo ishin kthyer nga Belgjika, kush është 23-vjeçari nga Vlora i zhdukur pak ditë pas shokut të tij

Discussion about this post

 



Të Fundit

Presidentja Osmani: Serbia, shteti i vetëm që u shpreh kundër deklaratës së përbashkët

Po lahej në det, mbytet në Durrës turistja 79-vjeçare nga Sllovakia / Dyshimet e para

Netanyahu: Kemi informacione nga Inteligjenca, Irani mashtron në negociatat ne SHBA

Murtaja e bagëtive, Ministria e Bujqësisë: Tetë ferma të prekura në 6-të bashki

Lufta Iran-Izrael, Benjamin Netanyahu: Nuk e përjashtoj eliminimin Ajatollah Ali Khamenei

Presidentja e RMV: Sa më të bashkuar, aq më rezistentë përballë sfidave, pengesat e kaluara s’do ta ndalin integrimin

Samiti i SEECP, presidenti Begaj: Shqipëria në krah të Izraelit, të gjendet gjuha diplomatike për zgjidhjen e konfliktit në Lindjen e Mesme

Samiti i SEECP në Tiranë, Serbia voton kundër deklaratës së përbashkët

Begaj: Shqipëria e shqetësuar për tensionet Izrael–Iran, synojmë mbylljen e negociatave me BE brenda 2027

Bashkëpunim kundër krimit –Tiranë, Forumi i Prokurorëve të Përgjithshëm dhe Specialë të Rajonit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.