09:33 | 18/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Procesi i digjitalizimit, deputeti: Vendimi i “sheqerosur” i AMA-s penalizon dhe falimenton TV lokale

17:11 | 08/09/2018
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Procesi i digjitalizimit, deputeti: Vendimi i “sheqerosur” i AMA-s penalizon dhe falimenton TV lokale

Deputeti i Partisë Demokratike Luciano Boci me anë të një postimi në rrjetet sociale ka reaguar mbi procesin e digjitalizimit i cili sipas tij nuk është përfunduar, ndonëse afati përfundimtar ishte qershori i 2015.

Sipas Boçit gjithë vonesa për përfundimin e procesit ka ardhur për shkak të të synimeve favorizuese të qeverisë dhe monopolizuese të “të mëdhenjve” në dëm të “të vegjëlve”.

“Vendimet e saj, të orientuara e antiligjore, kanë prishur çdo ekuilibër dhe kanë krjuar një situatë monopol, duke prekur rëndë lirinë e medias dhe vënien e saj në shërbim të qeverisë.Vendimi që pret të ekzekutohet nga AMA në datën 10, është në këtë linjë.
Ndonëse “i sheqerosur” ai penalizon, falimenton dhe ekzekuton TV lokale, që sot ende kanë në përdorim një bandë analoge.
Pasi nuk ju dha e drejta sipas ligjit, që TV lokale të kishin rrjetin e tyre frekuencor, një pjesë e madhe e tyre e gjejnë veten sot dhe jashtë dekoderit universal për shkak të manipulimeve.” shkruan më tej Boçi.

Postimi i plotë

AMA e madhe që ha TV-të e vogla.

Kalimi në transmetime digjitale i TV-ve mbetet një objektiv i domosdoshëm dhe një kërkesë integruese e vazhdueshme.
Ndonëse afati përfundimtar ishte qershori i 2015, Shqipëria ende nuk e ka përfunduar digjitalizimin.
E gjitha ka ardhur për shkak të synimeve favorizuese të qeverisë dhe monopolizuese të “të mëdhenjve” në dëm të “të vegjëlve”
Ligji i medias mbetet një nga ligjet më të shkelura, krahas Kushtetutës, brenda hapësirës zbatuese të tij.
AMA, institucioni kontrollues e rregullues, vazhdon të jetë një “pisqollë me mulli” në duart e qeverisë dhe të grupeve klienteliste.
Vendimet e saj, të orientuara e antiligjore, kanë prishur çdo ekuilibër dhe kanë krjuar një situatë monopol, duke prekur rëndë lirinë e medias dhe vënien e saj në shërbim të qeverisë.
Vendimi që pret të ekzekutohet nga AMA në datën 10, është në këtë linjë.
Ndonëse “i sheqerosur” ai penalizon, falimenton dhe ekzekuton TV lokale, që sot ende kanë në përdorim një bandë analoge.
Pasi nuk ju dha e drejta sipas ligjit, që TV lokale të kishin rrjetin e tyre frekuencor, një pjesë e madhe e tyre e gjejnë veten sot dhe jashtë dekoderit universal për shkak të manipulimeve.
Ndërkohë tarifa e mbartjes së tyre drejt RTSH nuk bëhet sipas ligjit në kosto, por mbi kosto, shpesh të papërballueshme.
Shoqata e TV lokale ka kërkuar shtyrjen e afatit të fikjes së sinjalit deri në fund të 2018 dhe kërkesa e tyre është legjitime.
Por në këtë pikë AMA nuk pyet. Është e kapur prej veshi dhe prej fyti prej padronëve të vërtetë.
Mbyllja e TV lokale do jetë një veprim me pasoja të rënda për lirinë e medias dhe informimin e qytetarëve, si media më afër problematikës së tyre të përditshme dhe element shumë thelbësor i demokracisë.
AMA nuk mund të justifikohet objektivin e digjitalizimit që tash tre vite e ka shpërfillur dhe shpërdoruar për interesat dhe axhendat politike të qeverisë e klientëve të saj.

Etiketa: luciano boci
Pas

Sapo ishin kthyer nga Belgjika, kush është 23-vjeçari nga Vlora i zhdukur pak ditë pas shokut të tij

Para

Shakaja e hidhur e Mavrajt me Tiranën, reagon zyrtari i klubit bardheblu: T’u thaftë goja!

Para
Shakaja e hidhur e Mavrajt me Tiranën, reagon zyrtari i klubit bardheblu: T’u thaftë goja!

Shakaja e hidhur e Mavrajt me Tiranën, reagon zyrtari i klubit bardheblu: T’u thaftë goja!

Discussion about this post

 



Të Fundit

Krimi godet sërish në Meksikë, një tjetër Kryebashkiake dhe bashkëshorti i saj qëllohen për vdekje jashtë shtëpisë

Sulmi më i egër i Rusisë mbi Kiev nga 2022, 21 të vdekur

Sulme ajrore precize, ndërhyrje detare dhe mbrojtje ajrore! Çfarë përmban një grup sulmi për transportuesit e avionëve të Marinës Amerikane?

Zyrtari i lartë amerikan pritet të takohet me Lukashenkon në Bjellorusi

Durrës/ Finalizohet operacioni policor “Again”, zbardhen dhe dokumentohen disa raste vjedhjesh. Kapet autori i dyshuar, i shpallur më herët në kërkim për mashtrim

DASH: Ambasada e SHBA-së në Jerusalem do të mbyllet përkohësisht!

Avionë çekë dhe sllovakë evakuojnë 181 persona nga Izraeli

Analiza e BBC: Rusia i frikësohet një humbjeje tjetër në Lindjen e Mesme nga konflikti i Iranit me Izraelin

Merz: Në Iran është një regjim terrori, duhet të mbarojë

Rriten tensionet/ Udhëheqësi Suprem i Iranit paralajmëron Izraelin: Beteja fillon

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.