23:26 | 22/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Televizionet lokale rrezikojnë të mbyllen, Goreja: AMA ka shkelur ligjin, po favorizon televizionet e mëdha

18:32 | 08/09/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Televizionet lokale rrezikojnë të mbyllen, Goreja: AMA ka shkelur ligjin, po favorizon televizionet e mëdha

Deputeti i Partisë Demokratike Luciano Boci i ftuar për të folur mbi procesin e digjitalizimit u shpreh se televizionet lokale gjenden para rrezikut të falimentimit.

“Vendimi për kalimin e transmetimeve nga analoge në digitale pas datës 10 shtator penalizon, falimenton dhe ekzekuton TV lokale, që sot ende kanë në përdorim një bandë analoge. Pasi nuk ju dha e drejta sipas ligjit, që TV lokale të kishin rrjetin e tyre frekuencor, një pjesë e madhe e tyre e gjejnë veten sot dhe jashtë dekoderit universal për shkak të manipulimeve.
Ndërkohë tarifa e mbartjes së tyre drejt RTSH nuk bëhet sipas ligjit në kosto, por mbi kosto, shpesh të papërballueshme. Shoqata e TV lokale ka kërkuar shtyrjen e afatit të fikjes së sinjalit deri në fund të 2018 dhe kërkesa e tyre është legjitime.”

Ndërkohë që Arqile Goreja adiministrator i Adria.net u shpreh se AMA ka shkelur ligjin dhe nuk mban përgjegjësi.

Sipas tij institucioni i AMA-s po punon me dy standarde duke favorizuar televizionet e mëdha dhe duke mbyllur televizionet lokale.

“Kemi të bëjmë më një ligj konkretisht ligji 97/2013 mbi digjitalizimin i cili ka përcaktuar harkun kohor se kur do të kryhet ky proces dhe ky proces duhet të kishte përfunduar në vitin 2015. Është shkelur ligji, kush ka mbajtur përgjegjësi!? Ne kemi një autoritet të mediave audiovizive të cilin e paguajmë. Nuk u mbaj përgjegjësi. Ligji thotë se një nga platformat do ta kishin televizionet lokale për të ushtruar të drejtën e tyre.Ka mungesë transparence dhe kostot janë të papërballueshme.

Torta e ndarjes së reklamës shkon e gjitha tek televizionet e mëdhenj dhe të vegjlit nuk përfitojnë asgjë. I rikthehemi ligjit pasi nuk na e dha mundësinë për të pasur platformën tonë digitale. Pse nuk ju dha një e drejtë ligjore televizioneve të vogla lokale?! Kërkojmë të drejtat tona.

U tha që do të shtyhen dhe AMA ç’bën, thotë që këto do të mbyllen me datë 10 shtator. Ky institucion i merr rrogat nga taskat tona. Këta janë me dy standarte, tjetër standard me të mëdhenjtë dhe tjetër standard me të vegjëlit. AMA për çfarë qenka, për të marrë kazmën dhe të shkatërrojë televizionet!? AMA duhet të plotësoje detyrimet e veta ligjore që ka dhe ne të jemi në ‘korsitë’ tona.”

(M.Q/Faxweb)

Etiketa: ama
Pas

Moti i keq në Pogradec, breshëri shkatërron prodhimet bujqësore (FOTO)

Para

Kina vendos robot “edukatorë” në kopshte, kjo është arsyeja

Para
Kina vendos robot “edukatorë” në kopshte, kjo është arsyeja

Kina vendos robot “edukatorë” në kopshte, kjo është arsyeja

Discussion about this post

 



Të Fundit

Artan Lame është ende gjallë? Ja çfarë thonë burime pranë familjes së tij

Meloni: Ukraina dëshiron paqe, asnjë hap konkret nga Rusia për raundin e ri të bisedimeve

“Jeni në anën e gabuar të historisë”- Netanyahu revoltohet me Starmer, Macron dhe Carney pas vrasjeve në Ambasadën e Izraelit në Uashington

Temperaturat në Emiratet e Bashkuara arrijnë gati 50°C, vala e të nxehtit përfshin vendin

Kongresmeni amerikan: Gaza duhet të bombardohet me armë bërthamore

Kaja Kallas në Prishtinë, ja cilat masa ndëshkuese do të heqë BE ndaj Kosovës

Hapja e grup-kapitullit të tretë, Rama: Rruga drejt Shqipërisë 2030 vazhdon pa ndalim!

Britania do të kastrojë të dënuarit për krime seksuale

Hapet zyrtarisht Grup-Kapitulli 3 i negociatave, ministri Hasani: Reflektim i progresit të Shqipërisë të bazuar në meritë

BE nis heqjen e masave! Kallas: Kujdes me veriun, me Serbinë jeni të barabartë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.