Udheheqesi i Korese Veriut Kim Jong Yong konfirmoi qëllimin e tij për të vizituar Rusinë, transmeton sot agjencia RIA.
Lidhur me këtë vizitë ka reaguar dhe Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të Parlamentit rus, Valentina Matvienko, menjëherë pas takimit të saj me Kim Jong-un në Phenian, duke theksuar sot se Kim dëshiron paqe.
Koreja e Veriut ka qenë e përfshirë në bisedimet me SHBA për një zbatim gradual të marrëveshjeve të arritura në takimin e Kim me Presidentin e SHBA Donald Trump në Singapor në qershor, transmeton agjensia ruse Interfax, duke u mbështetur përsëri në Kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve të Parlamentit rus Valentina Mativenko.
(M.Q/Faxweb)