Gjyqtari Besnik Shehu, gjyqtarë pranë gjykatës së Korçës është kërcënuar me jetë.
Gjyqtari është kërcënuar nga shtetasit Emin Myrtollari dhe Muhamet Hoxha rreth ores 8:30 të mëngjesit të sotëm.
Shtetasit e lartpërmendur e kanë kërcënuar me jetë gjyqtarin dhe familjen e tij. Shkak një çështje civile lidhur me pronësinë. Gjyqtari ka bere denoncim në komisariatin e Korçës.
Paditës: Albert Qeraxhi i cili kërkonte anullim të vendimit të komisionit për shkak se tokat e tij e kishin zënë Myrtollaret. Prefektura e qarkut Korçë ka kërkuar shpalljen e pavlefshme të akteve të marrjes të pronësisë. Është dhënë vendimi i shkallës së parë duke anulluar aktet për fshatin Porodinë. Është bërë gjykimi në apel dhe ka ngelur në fuqi. Sot çështja është në gjykatën e lartë.
Kjo çështje është dhe shkaku pse këta dy shtetas kanë kërcënuar gjyqtarin.
Njoftimi i policisë
Më datë 08.09.2018 në Komisariatin e Policisë Korçë, është paraqitur dhe ka bërë kallëzim shtetasi B.Sh, 54 vjeç, banues në Korçë, me detyrë gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, i cili ka deklaruar se për shkak të detyrës, për një çështje pronash që ka shqyrtuar në vitin 2016, është kanosur me fjalë në qytetin e Korçës, nga shtetasit M.H, 66 vjeç, banues në Korçë dhe E.M, 65 vjeç, banues në Porodinë-Korçë.
Shtetasit e mësipërm janë shoqëruar në Komisariat, ku janë kryer të gjitha veprimet proceduriale dhe në konsultim me Prokuroren e çështjes u proceduan në gjendje të lirë për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës” parashikuar nga neni 238 i Kodit Penal.
(M.Q/Faxweb)