Dëmtimi “horror” i lojtarit të Manchester United ka shqetësuar të gjithë anglezët mbrëmë në “Wembly”. Bëhet fjalë për Luke Shaw, i cili pas një përplasjeje të frikshme me Carvajal në sfidën e vlefshme për Ligën e Kombeve mes Anglisë dhe Spanjës u largua me barelë nga fusha e blertë.
Por, për fat të mirë ka ardhur edhe reagimi i futbollistit të Kombëtares së “Tre Luanëve”, ku përmes një postimi në rrjetet sociale ka falënderuar të gjithë, ndërsa shtoi se ai është një luftëtar i fortë dhe do të rikthehet shumë shpejt.
“Ju falënderoj për dashurinë dhe mbështetjen, jam mirë, në duar të sigurta. Jam një luftëtar dhe do të rikthehem shpejt”,shkroi ai në Twitter.