Një apartament është përfshirë nga flakët paraditen e sotme në Durrës. Ngjarja është regjistruar në lagjen 4 të qytetit, në një nga pallatete paralel me rrugën e re të Portit. Kanë qenë fqinjët ata që janë alarmuar psi kanë parë dhe ndier aromën e tymit qe dilte nga banesa, ndërsa familjarët nuk ndodheshin brenda saj.
Në vendngjarje ka mbërritur zjarrfikësja e cila ka hasur shumë vështirësi për tu futur në këtë rrugicë, ku sic duket edhe nga pamjet është e mbipopulluar nga mjetet të parkuara pa asnjë lloj hapsire me njëra tjetrën. Fatmiresisht nuk janë regjistruar dëme në njerëz por vetëm materiale. Dyshohet që shkak të jetë bërë një shkëndije elektrike në një nga orenditë shtëpiake të harruara pakujdesisht ndezur kur familjarët janë larguar nga banesa e tyre.
Ajo qe vlen të theksohet është mungesa e hapsirave për të hyrë makina e zjarrfikses në këto rrugica të ngushta dhe të paplanifikuara për raste emergjence si kjo e sotmja, por qe në shumë raste mund të ketë pasoja edhe më fatale nga koha e humbur për të hyrë në ambientet ku regjistrohen vatra zjarri.
https://www.youtube.com/watch?v=vB8K63GUh3I&feature=youtu.be
(B.H/Faxweb)