Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në rrugën dytësore Lezhë- Milot.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Markatomaj, dhe sipas policisë makina që doli nga rruga ishte me shpejtësi të lartë. Automjeti Benz me targa AA 083 NG doli nga rruga në afërsi të Zejmanit.
Dy persona janë plagosur dhe u dërguan me urgjencë në spitalin rajonal të Lezhës. Mjekët e urgjencës njoftuan se gjendja e tyre në momentin e mbërritjes ishte e rëndë. Policia po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
(E.K/FAXWEB.AL)