Komisioni Europian i është përgjigjur sot interesimit të sekretanit të kryeministrit Rama nëse ligji për Tetarin shkel Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit.
Sipas letrës së bërë publike nga ana e zyrës së shtypit në kryeministri thuhet se sipas KE-së nuk ka një shkelje të MSA-së, e megjithatë ata shprehen të kujdesshëm për të mos komentuar nëse ligji special për teatrin bie ndesh me kuadrin ligjor në vendin tonë.
Po ashtu theksohet se për ndërtimin e Teatrit duhet të hapet një garë, ku të marrin pjesë operatorë të ndryshëm që operojnë në treg.
Në letër shkruhet se “Komisioni Europian nuk ka asnjë kompetencë për të vlerësuar përputhshmërinë e Ligjit Special me kuadrin ligjor aktual të Shqipërisë”, por nga ana tjetër, ajo shprehet se nuk ka asnjë shkelje të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit.
“Artikulli 74(3) i MSA-së i referohet dhënies së aksesit të barabartë kompanive private që duan të lidhin kontrata, duke u bazuar në Ligjin Shqiptar mbi Prokurimet Publike dhe jo mbi acquis-të e Bashkimit Europian. Ndonëse, në këtë pikë nuk vërejmë asnjë shkelje të MSA-së, Komisioni Europian mirëpret vullnetin e autoriteteve Shqiptare për ta amenduar Ligjin Special, me qëllim hapjen e garës për projektin e Teatrit Kombëtar, në mënyrë që çdo kompani private të mund të aplikojë një propozim për projektin”, thuhet të letrën e Komisionit Europian.
(E.K/FAXWEB.AL)