Në ambientet e Partisë Demokratike po mbahen sot homazhet në nderim të Azem Hajdarit, pasi 12 shtatori i këtij viti shënon 20-vjetorin e ndarjes së tij nga jeta.
Në këtë takim kanë folur miq të tij, dhe kolegë në PD, duke e cilësuar të pazëvendësueshëm rolin e tij në vendosjen e rendit demokratik në vendin tonë. Në këtë ceremoni një fjalë prekëse ka mbajtur dhe Besnik Mustafaj, i cili i ka drejtuar fjalë direkte Hajdarit, duke i përshkruar situatën e vështirë në të cilën ndodhet sot vendi, po pse jo dhe Partia Demokratike.
“Krimi i organizuar ka kapur shtetit, shqiptaret i kanë kapur një dëshpërim si në vitin 1991, por siç ndodhi atëherë do ti thosha Azemit se shqiptarët e morën veten dhe iu bashkuan Partisë Demokratike dhe ne fituan. Këtë herë dëshpërimi duket shumë i thellë, njerëzit duan të largohen”.
“Gjëja e dytë që doja ti thosha është se Partia Demokratike nuk është aty ku do e donte Azemi, vijoi Mustafaj, ndërsa shtoi se, “do ti thoshte edhe një lajm të gëzueshëm”.
“Ka shumë të rinj, djem e vajza që nuk e kanë njohur Azem Hajdarin, por e duan siç ishte, frymëzohen nga ai për të mos u pajtuar me të keqen dhe e ndjekin po aq sa e kanë ndjekur bashkëmoshatarët e tij”.
Mustafaj e mbylli letrën e tij duke folur Rudinën, vajzën e Azem Hajdarit.
“Gjëja e tretë lidhet me Rudinën, e ka pasur pikë të dobët, s’është më ajo vajza e vagël lozonjarë që i recitonte vjersha, është bërë një zonjë e ditur, e aftë, trime, e pjekur, është në Partinë Demokratike është deputete e saj dhe se ëndrra e tij vazhdon”.
“Me këtë letër prej shkrimtari dhe një miku jam i bindur se Azemi do më besonte kur ti lexonte këto gjëra”, përfundoi Mustafaj.
(E.K/FAXWEB.AL)