18:41 | 17/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Rritet numri i personave të shoqëruar në Nikël. Si nisi kontrolli në banesat e survejuara me kamera sigurie (Video)

11:36 | 12/09/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Rritet numri i personave të shoqëruar në Nikël. Si nisi kontrolli në banesat e survejuara me kamera sigurie (Video)

Prej mëngjesit të sotëm ka nisur një aksion i madh i forcave të RENEA-s dhe FNSH-së në zonën e Niklës në Krujë, ku mësohet se janë shoqëruar 11 persona, mes të cilëve dhe disa personazhe të njohura të botës së krimit, që kanë marrë edhe më herët dënime nga ana e gjykatës.

Gjithçka ka nisur me fikjen e energjisë në këto zona në mënyrë që personat që ishin objektiv i kontrollit të mos largoheshin nga banesat e tyre, pasi këto të fundit janë të gjitha të pajisura dhe me kamera sigurie. Në aksion mësohet se janë përfshirë rreth 20 mjete të blinduara, ndërsa në krye të forcave policore qëndron vetë drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu.

Gazetarja e Fax News Xhensila Kodra konfirmon nga Nikla se 6 prej personave që janë shoqëruar janë si më poshtë: Flamur Haka, koka e bandës së Niklës, banesa e të cilit është kontrolluar e para nga ana e forcave policore, po ashtu janë shoqëruar edhe Mareglen Haka, Bedri Haka, Durim Bami, Valter Bami dhe Ylli Cangu (kunati i vëllezërve të Durim e Valter Bamit).

Personat e ndaluar do të tranferohen në drejtorinë e Policisë së Durrësit, ndryshe nga sa u tha në fillim se do të silleshin në Tiranë. Ndërkohë mbetet ende mister nëse do të ketë një urdhër ndalimi ndaj këtyre personave, që derimë tani mbajnë statusin e të shoqëruarit.

Po ashtu ende nuk ka një deklaratë zyrtare nga ana e Policisë rreth municioneve apo sasisë së lëndëve narkotike që mund të jenë sekuestruar në këtë operacion. Deri më tani konfirmohet sekuestrimi i një mjeti të blinduar.

Kujtojmë se Flamur Haka i njohur ndryshe si koka e bandës së Niklës ka pasur një dënim me 16 vite burg në vitin 2008, dhe mbetet mister si është kryer lirimi i tij, nëse ka përfituar ndonjë ulje dënimi në vitet që kanë pasuar.

(E.K/FAXWEB.AL)

Pas

VIDEO/ Përfshihen nga zjarri disa sipërfaqe toke në Zharrëz, rrezikohen puset e naftës

Para

Artan Shkreli flet për herë të parë për shembjen e Teatrit Kombëtar: Si arkitekt do e restauroja!

Para
Artan Shkreli flet për herë të parë për shembjen e Teatrit Kombëtar: Si arkitekt do e restauroja!

Artan Shkreli flet për herë të parë për shembjen e Teatrit Kombëtar: Si arkitekt do e restauroja!

Discussion about this post

 



Të Fundit

Zelensky njofton marrëveshje të reja me SHBA-në

Arrestohet efektiv policie në Kosovë, dyshohet si spiun i Serbisë

Rusia proteston kundër stërvitjeve ushtarake SHBA-Japoni

Trump: Do vendosim tarifa mbi 10 për qind për vendet më të vogla

Putin: Refuzimi i gazit rus nga BE-ja çon në pasoja negative

Aksident i rëndë në aksin Prrenjas–Librazhd, plagosen 4 anëtarë të së njëjtës familje, një në gjendje kritike

“Me rëndësi zbatimi i ligjit, jo aksionet”, Ina Zhupa lidh prishjet në Theth me ‘Paketën e Maleve’

Osmani: Në fund të majit mora informacion se Serbia po planifikonte përshkallëzim, njoftova menjëherë aleatët

Plagosja e dy të rinjve në Sarandë, policia dhe FNSH në kërkim të dy vëllezërve si autorë të dyshuar. Janë me precedentë (EMRAT)

Shtetësja amerikane gjendet e pajetë në Sarandë, 63-vjeçarja jetonte prej vitesh në Shqipëri

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.