Një shtetas kosovar, Astrit Koçi, 41 vjeç, banues në Prizren është arrestuar sot në pikën kufitare të Morinës pasi ishte i shpallur në kërkim nga drejtësia italiane për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë”, “Dhunë në familje” dhe “Kanosje”. Sipas burimeve zyrtare 41-vjeçari është dënuar me 4 vite e 8 muaj burg në shtetin fqinj për tre akuzat e mësipërme.
Njoftimi i plotë i policisë
Arrestohet një shtetas kosovar i dënuar me 4 vite e 8 muaj burg nga autoritet Italiane, për veprat penale “Dhunë në familje”, “Marrëdhënie seksuale me dhunë” dhe “ Kanosja”.
Arrestimi provizor me qëllim ekstradimin e tij në shtetin Italian.
Specialistët e Policisë Kufitare në SPK Morinë, bënë arrestimin provizor të shtetasit kosovar të shpallur në kërkim ndërkombëtar, konkretisht;
– Astrit Koçi, 41 vjeç, banues në Prizren–Kosovë.
Ky shtetas u kap në hyrje të SPK, ku gjatë përpunimit të dokumentacionit rezultoi përson në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma Itali.
Autoritetet gjyqësore të Bellunos Itali, me vendim Nr. 633/2007 datë 24.10.2007, e kanë dënuar këtë shtetas me 4 vite e 8 muaj burg për veprat penale “Dhunë në familje”, “Marrëdhënie seksuale me dhunë” dhe “ Kanosja” parashikuar nga nenet 81, 609 b, 610 dhe 612 të Kodit Penal Italian.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës për veprime të mëtejshme.