Pas fikjes dhe rindezjes së sinjalit analog, katër anëtarë të AMA-s kërkojnë largimin nga detyra të kryetarit Gentian Sala.
Fikja e sinjalit analog sipas tyre quhet veprim antikushtetues.
Propozimi erdhi nga anëtari i AMA-s, Sami Neza dhe është firmosur dhe nga tre anëtarë të tjerë: Suela Musta, Zylyftar Bregu dhe Agron Gjekmarkaj.
Me datë 10 shtator AMA vendosi fikjen e sinjalit analog në qarkun Tiranë dhe Durrës, por kjo gjë krijoi shumë kaos dhe rrëmujë tek qyetarët të cilët u gjendën të papërgatitur pasi nuk ishin të pajisur me dekodera për të marrë sinjalin dixhital.
Në një konferncë për mediat kreu i AMA-s për shkak të kaosit të krijuar vendosi që të rindezi sinjalin e transmetimeve analoge dhe të shtyjë afatin deri në datë 15 janar të vitit 2019.
(M.Q/Faxweb)